Futboll Sport

ZHDUKJA EMILIANO SALA/ Mbappe është njeri i madh, ja shuma që jep për të gjetur futbollistin

Ditët e fundit u hap një llogari bankare përmes “gofundme.com” për të mbledhur para, me qëllim që të financohet vazhdimi i kërkimeve për futbollistin e zhdukur, Emiliano Sala, dhe pilotit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte, Dave Ibbotson. Shifra të konsiderueshme janë mbledhur nga futbollistët dhe njerëz të fushave të tjera.

Një nga lojtarët e fundit, që është bashkuar me iniciativën në fjalë, ka qenë Kylian Mbappé. Ylli i PSG-së kontribuoi me 30 mijë euro të dielën, ashtu si Adrien Rabiot, shokun i tij i grupit. Deri tani, plot 3700 njerëz kanë dhuruar para, duke mundësuar vijimin e kërkimeve për dy të zhdukurit. Më konkretisht, janë mbledhur më shumë se 300 mijë euro.

Sidoqoftë, shuma që operacioni mund të kërkojë është ende e panjohur, diçka që do të varet nga numri i ditëve që janë të nevojshme për kërkimet. Familja e futbollistit Sala ka filluar negociatat me një kompani private, për të vazhduar kërkimet, por për këtë, së pari do të duhet autorizimi i autoriteteve të ishullit “Guernsey”.

Futbollistët që kanë dhuruar para për të vijuar kërkimet e Sala
Kylian Mbappé – 30.010 euro
Adrien Rabiot – 25.000 euro
Dimitri Payet – 10.000 euro
Nordi Mukiele – 4.000 euro
Papu Gomez – 2.002 euro
Ilkay Gundogan – 2.000 euro
Laurent Koscielny – 2.000 euro
Lucas Lima – 1.000 euro

 

Related posts

Largimi i Gavazajt/ Ja si e falenderon Skënderbeu mesfushorin e talentuar (FOTO)

Isa.Autor

PAMJET E FUNDIT/ Cristiano Ronaldo mbërrin në Arabi, shihni çfarë bëjnë njerëzit

F.autor

Flamurtari-Kukësi, luhet për Europën por edhe për vendin e 2-të

Sadik.Autor

Leave a Comment