Futboll Premier League Sport

SHFAQ INTERESIN NË DISA KLUBE/ Liverpooli në “pole position” për mesfushorin francez…

Liverpool duket në “pole position” në garën për Adrien Rabiot. Mesfushorit francez i përfundon kontrata me PSG-në në qershor dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve europiane. Megjithatë, pas refuzimit të Tottenhamit, Rabiot do të planifikojë të shkojë te “Reds” e drejtuar nga Jurgen Klopp. Ai duket i gatshëm të pranojë një propozim të mundshëm të finalistit të Ligës së Kampionëve në sezonin e shkuar.

Kjo merkato dimri u karakterizua nga emri i Rabiot, i lidhur me disa klube europiane. Para së gjithash, interesi i Barcelonës duket se ishte një hap larg blerjes së lojtarit, përpara se të mbyllte negociatat me Ajax për transferimin e De Jong. Pastaj, në skenë dolën emra të tjerë të mëdhenj në Europë, si Chelsea, Tottenham dhe Bayern Munich.

23 milionë eurot e “Spurs” u refuzuan nga përfaqësuesit e mesfushorit, i cili duket se është i prirur të pranojë një propozim të mundshëm nga Liverpool, i fundit në mënyrë kronologjike i interesuar për të.

Rabiot aktualisht është jashtë planeve të Tuchel te PSG dhe e ka afër lamtumirën. E ardhmja e tij është larg nga Parisi, teksa asnjëherë nuk ka pasur ndërmend ta zgjasë aventurën me kampionët e Ligue 1. Mesfushori arriti tek PSG-ja në verën e vitit 2012.

Related posts

SEZONI CHAMPIONS 2019-2020/ Vlera 16 miliardë euro, ja skuadrat me lojtarët më të shtrenjtë (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ “AS” zbulon shumën, për të cilën Juventus është gati ta shesë Ronaldon

Delo.autor

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Vrapim 50 metra dhe asist perfekt nga Lukaku, Sanchez ndëshkon Parmën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment