Futboll Seria A Sport

SHËNOI DOPIETË KUNDËR NAPOLIT/ Piatek: E prisja që të ndodhte, por ky është vetëm fillimi

Krzysztof Piatek ka qenë heroi i takimit të fituar 2-0 nga Milan kundër Napoli-t në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Në përfundim të ndeshjes, ai ka thënë për “Milan TV”:

“E prisja një natë të tillë, e thashë se isha gati dhe sot kam shënuar dy gola. Ky është vetëm fillimi. Të dy golat kanë qenë shumë të bukur, edhe pse kanë qenë të ndryshëm”.

“Para ndeshjes kam folur me Laxalt dhe Borini-n, u kam kërkuar të më jepnin topa të lartë dhe të gjatë, sepse kështu i preferoj. Në rastin e golit të dytë kam patur përballë Koulibaly dhe ka shkuar mirë. Tani mendoj për Roma-n”.

“Ka lindur një yll? Të shohim, unë dua vetëm të bëj gola dhe, e përsëris, jam gati. Shpresoj që kundër Roma-s të luajmë më mirë se sot. Derbi me Milik? kam folur me Arek para ndeshjes dhe këtë herë kam fituar unë”.

Related posts

Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

Isa.Autor

A DO TË DËNOHET? Juventusi merr vendim për gjestin e Ronaldos pas zëvendësimit

F.autor

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Myllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment