Futboll Sport

PEREZ HEQË NGA “BIG-ËT”/ Reali synon të transferojë sulmuesin e talentuar

Luka Jovic është një nga sulmuesit e rinj me të ardhme më të ndritur.

Kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid ka hyrë në negociata për të transferuar lojtarin e Eintracht Frankfurt që shihet si pasardhës në sulm i Karim Benzema.

Jovic është në huazim me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro nga Benfica, shumë që Eintracht Frankfurt do ta paguajë pa u menduar duke parë se vlera aktuale e Jovic ka arritur deri në 40 mln euro.

Kujtojmë që sulmuesi serb ka shënuar 18 gola duke dhënë 4 asiste në 25 ndeshje të luajtura.

 

Related posts

MERKATO E VERËS/ Doli lojtar i lirë, skuadra e Serisë A në gjurmët e mesfushorit Ribery

Delo.autor

“Ëndërroj Ligën e Kampionëve, historia thotë se Reali është më i miri”

Sadik.Autor

PLAS MES SHOKËSH/ RONALDO i përgjigjet KEQ pyetjes së RAMOSIT për…

Isa.Autor

Leave a Comment