Futboll Premier League Sport

STATISTIKA ME ZERO…/ Higuaini dështon në debutimin e tij me Chelsean

Gonzalo Higuain vijon të vuajë formë të dobët, këtë e tregoi edhe në debutimin e tij me Chelsea, në ndeshjen kundër Bournemouth, ku u luajti për 65 minuta, para se Sarri ta zëvendësonte me Giroud.

Në momentin e zëvendësimit tifozët e “bluve” vërshëllyen trajnerin italian për këtë lëvizje, por në fund statistikat i dhanë të drejtë Sarrit.

Në 65 minuta lojë Higuain krijoi ZERO shanse për gol, ZERO gjuajtje në portë dhe ZERO duele të fituara. Argjentinasi arriti të kompletojë vetëm NJË driblim dhe në DY raste të tjera u kap në pozicion jashtë loje. Ndërsa përgjatë gjithë ndeshjes arriti të prektë vetëm NJË herë topin në zonë.

31-vjeçari u largua nga loja kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën kundërshtare, ndërsa në fund Chelsea u mund në shifrat 4-0.

Related posts

KUKËSI-SKËNDERBEU/ Kombinim fantastik, sulmuesi Mensah ndëshkon “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi dhe Partizani mësuan kundërshtarët, UEFA ndryshon kalendarin për 2 ekipet

Delo.autor

Mbijetesa në Superiore/ Katër hapat e fundit, kush do rrëshqasë?

Sadik.Autor

Leave a Comment