Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENA/ Patrick Vieira kërcënoi klubin me dorëheqje dhe pengoi merkaton e…

Një sulmues i shpejtë krahu. Nevoja e Milanit në merkaton dimërore dhe kërkesat e Gennaro Gattusos shkonin në këtë drejtim. Por, gjithçka është prishur. Ferreira-Carrasco është bllokuar nga klubi i tij për shkak se nuk ka kohë të gjendet zëvendësues, pasi duheshin disa takime për rrogën te Milani dhe formulat.

Ndërkohë, Brugge nuk zbret nga kërkesa 15 mln euro për Groenveld. Por, tentativa konkrete dhe reale ka qenë për sulmuesin e talentuar të skuadrës së Nices, Allan Saint-Maximin. Agjenti i lojtarit ka thënë “po” dhe akordi për kontratën është gjetur, por në fund ka ndërhyrë Patrick Vieira, trajneri i ekipit francez. Oferta kuqezi ishte 4 mln euro huazim dhe 20 mln për ta blerë, ndërsa Nica donte të pakten 30 mln, por palët kanë rënë dakord për 25 mln euro “cash” dhe menjëherë. Patrick Vieira, sapo ka kuptuar çfarë po ndodhte, ka kërcënuar me dorëheqje të menjëhershme.

Sipas “Transfermarkt.it”, sakaq, Milani ka bërë edhe ofertë për nigerianin Victor Osimhen te Charleroi në Belgjikë. i blerë 3,5 mln euro nga Charleroi te Ëolfsburg, belgët nuk duan ta shesin në janar.

Related posts

Emre Can rrezikon të humbasë Botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

HUMBËN DERBIN/ Ministri Salvini ironizon me skuadrën e tij të zemrës (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ka luajtur në Botëror dhe në Serinë A, lojtari japonez i jep fund futbollit në moshën 44-vjeçare

F.autor

Leave a Comment