Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Interi largon mbrojtësin kroat nga lista e lojtarëve për…

Që nga ky moment Sime Vrsaljko nuk mund të luajë më në Seria A. Interi e ka hequr mbrojtësin nga lista e 25 futbollistëve të federuar për gjysmën e dytë të sezonit në Itali.

Kjo do të thotë se kroati nuk mund të luajë më në kampionat, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me listën e lojtarëve për Europa League. Në vend të tij është shtuar emri i Cedric Soares, që u afrua në janar nga Southampton.

Dëmtimet e shpeshta të Vrsaljko kanë bërë që zikaltrit të heqin dorë nga blerja e kartonit të tij nga Atletico Madrid, ndërsa vetë lojtari po konsultohet me disa mjekë në lidhje me mundësinë për të iu nënshtruar një operimi që do e mbajë për disa muaj larg fushe.

Më pas mbrojtësi anësor do të kthehet në Madrid, aty ku do të zgjidhë dilemën e të ardhmes së tij.

Related posts

LIVE/ Partizani-Tirana, Kryevepra e Çinarit kalon “Demat” në delir

Delo.autor

NGA GRUMBULLIMI ME GJERMANINË TEK E ARDHMJA/ Kroos: Është kapiteni më i mirë që kam patur. Shpresoj…

Delo.autor

E PABESUESHME/ FIFA sulmohet nga “hacker”, vidhen të dhëna shumë të rëndësishme

Isa.Autor

Leave a Comment