Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME GOLEADË/ Sarri dhe Hazard janë në një mendje për bashkëpunimin me…

Chelsea fitoi 5-0 ndaj Huddersfield duke lënë pas krahëve humbjen 4-0 në fushën e Bournemouth. Në këtë ndeshje shënoi dy gola Gonzalo Higuain dhe dy të tjerë Eden Hazard, ndërsa vulën e vuri David Luiz.

Në lidhje me dopjetën e Higuain dhe lojën folën trajneri Sarri dhe Eden Hazard.

“Sot, gjithçka ishte pozitive, ne luajtëm një 90 minutësh të plotë, mbrojtëm mirë dhe ishte një ndeshje e mirë, por tani i dimë pasojat: Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në vijim”, tha fillimisht trajneri italian.

“Higuain po përmirësohet, ai nuk ishte në 100% të gjendjes së tij fizike kur erdhi, sepse kishte probleme me shpinën dhe nuk kishte luajtur. Ai është një lojtar i madh dhe është i përshtatshëm për të luajtur së bashku me Eden Hazard”, vijoi më tej Sarri.

Në këtë linjë qëndroi edhe sulmuesi belg, i vili tha: “Ne përpiqemi të punojmë me njëri-tjetrin, Higuain është një lojtar i ri, por ai e di atë që dëshiron trajneri. Ai është një sulmues i madh dhe mund të shënojë shumë gola. Anglia është ndryshe nga Italia dhe Spanja por ai e ka atë aftësi. Nëse Giroud ose unë luajmë si sulmues, ne gjithmonë përpiqemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin.”

“Unë mendoj se ai (Sarri) do të jetë i lumtur, sepse ai donte një reagim prej nesh dhe ia dhamë atij tani”, shtoi Hazard, duke theksuar se tani duhet të fokusohen për ndeshjen me Manchester City.

Related posts

“IA KE FIK DRITAT…”/ Koment epik i Mavraj për fitoren e boksierit Krasniqit (VIDEO)

Delo.autor

STËRVITJA E PARË ME KLUBIN E RI NË SUEDI/ Mesfushori Asani nis aventurën me AIK Stockholm

Delo.autor

NBA/ Utah Jazz mposht edhe rivalët e Bucks, fitojnë Lakers e Clippers

Delo.autor

Leave a Comment