Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT NË LA LIGA/ Interi është i gatshëm të ofrojë për shërbimet

Është e vështirë të deshifrosh të ardhmen e Ivan Rakitic. Sezonin e ardhshëm te Barcelona do të zbarkojë Frenkie De Jong dhe mund të jetë pikërisht kroati ai që do t’i lërë vendin holandezit.

Mbi mesfushorin kroat ekziston prej kohësh interisimi i skuadrave të Premier League, si Chelsea dhe Manchester United.

Gjithsesi, sipas raportimeve të El Chiringuit, Rakitic ka mbi tavolinë edhe një ofertë nga ana e Inter. Klubi zikaltër i Seria A është i gatshëm të ofrojë një shifër të konsiderueshme parash për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Për momentin vullneti i Rakitic është që të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Barcelonës, sepse ndjen se ka në anën e tij besimin e stafit, me në krye trajnerit Ernesto Valverde.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA TALENTI/ “Bavarezët” ofrojnë 45 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

Delo.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Zhbllokohet miqësorja, Dunga kalon në avantazh shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA NË DERBIN E MACHESTERIT/ Ish-mesfushori Keane i zhgënjyer nga mungesa e kartonëve dhe nga përqafimet

Delo.autor

Leave a Comment