Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER NDËRDON “BAZËN E SË ARDHMES”/ Buxhet marramendës për merkaton e verës, synojnë të…

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer, në rast se do të konfirmohet në krye të Manchester United edhe sezonin tjetër, do të ketë në dispozicion një buxhet prej 200 milionë stërlinash për të shpenzuar gjatë merkatos së verës. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike, sipas së cilës drejtuesit e “djajve” janë gati të ndërhyjnë fuqishëm në merkato. Ata synojnë të ndërtojnë një ekip të fortë, që të rivalizojë dhe fitojë titullin kampion në Premier League.

Një shumë vërtet marramendëse ajo e 200 milionë stërlinave, që duhet menaxhuar mirë edhe pse “blerjet” e para kanë nisur që në janar, siç është konfirmimi i Anthony Martial deri në vitin 2024. Enigmë nuk janë vetëm emrat që United do të synojë në merkaton e verës por edhe vetë trajneri që do të ulet në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. Solskjaer ka nisur të ndërtojë bazat e së ardhmes dhe paraqitjet e deritanishme e lënë në “pole” për këtë detyrë.

Related posts

SHKATËRRON GUINGAMPIN/ PSG hakmerret me 9 gola, por ylli përfundon në spital

Delo.autor

“Mjeshtër i aktrimit”/ Neymar rrëfen të vërtetën e “akrobacirave” në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

CR7 PROTAGONIST EDHE JASHTË FUSHE/ Kësaj radhe Ronaldo shkrep poza për shokun e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment