Futboll Seria A Sport

INTERI KA PREKUR FUNDIN/ “Zikaltërit” mposhten nga Bologna, Spalleti rrezikon…

Inter ka prekur fundin. Pas barazimit ndaj Sassuolo-s, humbjen me Torinon dhe Lazio-n në kupë, tani ka ardhur disfata e radhës.

Zikaltrit janë mposhtur 1-0 nga Bologna e vendit të 18-të në San Siro dhe tani Luciano Spalletti rrezikon seriozisht vendin e punës.

Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga vendasit, sidomos nga sulmuesit të cilët kanë harruar të bëjnë detyrën e tyre prej disa ndeshjeve tashmë.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Santander në minutën e 32-të. Inter ka luajtur thuajse gjatë gjithë ndeshjes në gjysmëfushën kundërshtare, por pa arritur të depërtojë në zonën e vizitorëve.

Inter mbetet në vend të tretë dhe fatmirësisht kishte krijuar një avantazh të rëndësishëm, por me një fitore të Milan në ndeshjen e radhës, zikatrit nuk do të jenë edhe aq të qetë.

Related posts

“INDUSTRIA RONALDO”/ Fotoja e familjes merr mbi 3 MILIONË “like” në një orë (FOTO)

Isa.Autor

VDEKJA E PANTANIT/ Italia rihap hetimet,shtohen dyshimet

Delo.autor

“HEDH GREPIN” NGA ITALIA/ Atletico Madridi gati 35 milionë euro për yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment