Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KAMZËS/ Goli i “Demave” ishte pozicion jashtë loje… (FOTO+VIDEO))

Partizani mposhti Kamzën me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Goli i Jasir Asanit në minutën e 56-të i dha fitoren skuadrës së Gegës. Edhe pse nuk pati kontestime në fundin e ndeshjes, nga pamjet rezulton se goli i skuadrës së kuqe ishte i parregullt. La ta sqarojmë pse…

Gjithçka nisi me topin e hedhur drejt zonës të mesfushorit Bruno Telushi, aty ku gjendet Bardhi, i cili me një prekje të lehtë pason për mbrojtësin Lum Rexhepi, ky i fundit i ndodhur në pozicion jashtë lojë, merr pjesë në aksion duke e kthyer topin në afërsi të pikës së penalltisë.

Në këtë moment, gjyqtari anësor duhet të sinjalizonte për pozicion jashtë lojë, ndërkohë që loja ka vazhduar dhe Asani shënoi golin që vulosi fitoren. Për të krijuar një ide më të qartë ndiqni pamjet e mëposhtme:

Related posts

ZYRTARIZIM HUMAN/ Perez nënshkruan me djalin e Antonio Reyes

Delo.autor

GADISHMËRI TOTALE/ Njihuni me masat anti-terrorizëm në Serinë A për debutimin e RONALDOS

Isa.Autor

Nigeria FRIKËSON Argjentinën/ Asnjë mëshirë ndaj Lionel Mesit

Isa.Autor

Leave a Comment