Futboll Seria A Sport

“ZONJA E VJETËR” NUK NDALET/ Ky është rekordi i rradhës për Juventinët

Në javën më të vështirë të Juventusit, rezultoi të ishte rekordi i tyre i vogël në nivel Evrope, më saktë në 5 ligat më të forta në kontinent.

“Zonja e Vjetër” vijon të jetë ekipi i vetëm që nuk ka pësuar asnjë humbje përgjatë gjithë kampionatit. Në 22 javë të Serie A, skuadra e Allegrit ka marrë 19 fitore dhe 3 barazime dhe asnjë humbje.

Këtë rekord e ndante me PSG deri dje, pasi kampionët e Francës u mundën 2-1 në “Parc des Princes”, duke i shkaktuar humbjen e parë vendasve, të cilët numërojnë 18 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në 21 javë të Ligue 1.

Ndërkohë që më herët, më saktë më 3 janar Liverpool u dorëzua në përballjen me Manchester City në Premier League dhe prishi ecurinë e javëve pa humbje. Në Gjermani, Borussia Dortmund u dorëzua më herët, më 18 dhjetor kryesuesit e Bundesliga u mundën nga Dusseldorf 2-1.

Për Barcelonën u regjistruan dy humbje, një në shtator, 4-3 ndaj Leganes dhe më pas në nëntori ndaj Betis.

Tashmë Juventus është e vetme në këtë rrugëtim për rekordin në nivel kampionati. Gjithsesi kjo është thjesht një buzëqeshje e vogël për kampionët e Italisë, pasi objektivi madhor mbetet triumfi në Champions League.

Related posts

“NJË BLLOKIM TJETËR DO TË ISHTE NJË DRAMË PËR FUTBOLLIN”/ Ja plani i Rummenigge për të kthyer menjëherë tifozët në stadium

Delo.autor

E BUJSHME/ Zbulohet procesverbali i “divorcit” të Contes, ja sa i kushtoi Interit largimi i trajnerit…

Delo.autor

“ËSHTË MË I MIRË SE DE LIGT”/ Gazetari italian i thur elozhe ‘yllit’ të Kombëtares shqiptare

F.autor

Leave a Comment