Futboll Ligue 1 Sport

“ËSHTË E KOMPLIKUAR QË TË…”/ Mbappé e justifikon dështimin e PSG-së, ja kujt i referohet…

Neymar u lëndua në ndeshjen e Kupës kundër Strasburgut dhe u konfirmua se sulmuesi brazilian duhet të qëndrojë dhjetë javë larg fushave të blerta. Pa praninë e tij, PSG-ja pësoi të dielën humbjen e parë të sezonit në Ligue 1. Një sinjal se mungesa e transferimit rekord botëror (222 milionë euro) mund të ndihet te kampionët francezë edhe kundër Manchester United, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Duke iu referuar humbjes 2-1 kundër Olympique Lyon, direkt pas ndeshjes në fjalë, ylli tjetër i kryeqytetasve, Kylian Mbappe, iu referua Messit dhe Cristiano Ronaldos për të justifikuar dështimin: “A e ndiejmë mungesën e Neymar? Pyetni Valverde nëse është e komplikuar për të, që të luajë pa Messin, ose kaloni te Juventusi dhe pyesni Allegrin nëse është e vështirë të luajë pa Ronaldon.

Është e komplikuar, po, duke luajtur pa Neymar. Ne duhet ta pranojmë këtë. Vitin e kaluar, ai ishte gjithashtu i lënduar dhe do të ishte mirë të mos përsërisim të njëjtat gabime. Përndryshe, do të thotë se nuk kemi mësuar asgjë“.

Related posts

STATISTIKAT/ Përsëri i jashtëzakonshëm me Romën, shikoni vlerësimet për Marash Kumbullën… (FOTO)

Delo.autor

PËRBINDËSHI I TROFEVE/ Zbuloni 8 REKORDET e RONALDOS me fanellën e Realit

Isa.Autor

TËRBOHET TRAJNERI BARDHI/ Shikoni penalltinë e padhënë për Besëlidhjen nga gjyqtari… me stemën e FIFA-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment