Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI MBETET VIGJILENTE/ Ronaldo bën taktikën e rradhës, telefonon yllin kolumbian…

Sipas gazetës së mirënjohur, “Marca”, Cristiano Ronaldo e ka telefonuar James Rodriguez dhe po përpiqet ta bindë atë që t’i bashkohet Juventusit në verën e ardhshme. Në muajt e fundit, portugezi e kishte mohuar këtë mundësi, por mund të ketë qenë një taktikë, sipas prestigjiozes spanjolle në fjalë.

Lojtari kolumbian, nga ana e tij, e di vendimin e Bayern Munich për të mos e blerë në fund të huazimit nga Real Madridi, ndaj synimi i tij është të mos vazhdojë në Gjermani. Bavarezët kanë në dorë që ta ushtrojnë klauzolën e blerjes së parashikuar në marrëveshjen me Real Madridin, por për momentin kjo gjë duket e pamundur.

Nëse kjo nuk ndodh, James do të kthehet në shtëpinë e bardhë, ku ëndërron të jetojë një fazë tjetër, pas asaj të pafat nga vitit 2014 deri më 2017. Juve mbetet vigjilente, gjithsesi, me vetëdijen se “shkjesia” e Cristiano Ronaldos mund të jetë vendimtare.

Related posts

GATTUSO PËR NDESHJEN E RADHËS/ Nuk ka më justifikime për Milanin

Isa.Autor

“SHTANGEN BAVAREZËT”/ Hertha Berlin shënon dy gola brenda 120 sekondash, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

“HAJDE VËLLA”/ Rakitic poston foton me Rei Manajn në stërvitje

F.autor

Leave a Comment