Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT NË BAZË TË PARAQITJEVE/ Ja kush është lideri që udhëheq Juventusin

Kush është lojtari më i mirë tek Juventus në bazë të paraqitjeve? Do të ishte e thjeshtë të përgjigjeshe me emrin e Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez ka shënuar 17 gola në 22 paraqitje (me 5 penallti), por në ndeshjet e fundit ai alternon paraqitjet pozitive me disa jo edhe aq të mira duke dëmtuar ekipin.

Lojtari më i rëndësishëm, ai që i jep ekuilibër ekipit të trajnuar nga Massimiliano Allegri nuk është një sulmues, por një mbrojtës: Giorgio Chiellini.

Qendërmbrojtësi është ai që udhëheq ekipin nga prapavija. Falë eksperiencës dhe personalitetit të tij, ai është lideri i Juve-s.

Me të në fushë, Zonja ka një mesatare prej 0.6 golave të pësuar dhe 87% fitore. Një mesatare që rritet në 1.1 gola të pësuar kur mungon italiani dhe prezenca apo jo e Leonardo Bonucci-t nuk ndryshon asgjë.

Chiellini fiton 66% të dyluftimeve dhe 71% të dueleve në ajër. Një lojtar i pazëvendësueshëm i Allegri-t që po mundohet ta rikuperojë për sfidën me Atletico Madrid në Champions League.

Related posts

ZAKON I VJETËR/ Maradona “kapet tapë”, jep intervistë i DEHUR nga makina e tij (VIDEO)

Isa.Autor

BERNARDESCHI DREJT LARGIMIT NGA “BARDHEZINJTË”/ Juventus ka gati planin për ta zëvendësuar italianin

Delo.autor

PLAS TEK REALI/ “YLLI” madrilen LË STËRVITJEN në gjysmë, ja SHKAKU…

Isa.Autor

Leave a Comment