Futboll Premier League Sport

TË SHKOJ APO TË MOS SHKOJ? Hazard merr vendimin: Nëse do të kisha mundësinë të luaja…

Të shkoj apo të mos shkoj? Një pyetje mjaft e thjeshtë, përgjigja e së cilës mund të jetë shumë e komplikuar.

Veçanërisht për Eden Hazard, që duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë aventurën e tij me Chelsea-n, apo të largohet nga Londra dhe të provojë fatin te Real Madrid.

Gjithsesi, belgu duket se nuk ka më dyshime. “E di atë që do të bëj, kam marrë një vendim”, kanë qenë fjalët e yllit të Chelsea-t për “RMC Sport”.

“Nuk më pëlqen ajo që është rreth futbollit. Nëse do të kisha mundësinë të luaja 90 minuta çdo të diel dhe për pjesën tjetër të bëja atë që do të doja, do të ishte maksimumi”, ka thënë belgu.

Megjithatë, nuk është akoma e qartë se ku do të luajë në të ardhmen dhe duket se do të duhet të presim edhe pak për ta mësuar.

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Në Serinë A nuk luhet më pas asaj që ndodhi, lojtari merr vendimin për t’u larguar

Delo.autor

ZYRTARIZMI ÇËSHTJE DITËSH/ Hysaj vendos për të ardhmen e tij, ja ku do të luajë

Delo.autor

“Më mirë 1 titull çdo 10 vjet me Romën, sesa të fitoj çdo vit me Juven!”

Q.Autor

Leave a Comment