Futboll Premier League Sport

VIJOJNË ME RINOVIMET NË “OLD TRAFFORD”/ Djajtë e Kuq” kërkojnë të shtyjnë kontratën e sulmuesit britanik, ja sa ofron ekipi…

Sulmuesi 21-vjeçar Marcus Rashford është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Manchester United. Paraqitjet e shkëlqyera këtë sezon të talentit britanik kanë bërë që palët të nisin bisedimet për ta shtyrë kontratën. Ajo aktuale skadon në verën e vitit 2020.

Sipas “Sky Sports”, po punohet për një kontratë tjetër afatgjatë të sulmuesit britanik, që ndodhet në “Old Trafford” që prej vitit 2015. Nga kontrata e re, ai pritet të përfitojë 8 milionë stërlina në sezon. Rashford, në 100 ndeshje me fanellën e United ka realizuar 26 gola.

Nëse në kohën që trajner ishte portugezi Jose Mourinho prania e Rashford në fushë ishte në dyshim, nën drejtimin e Solskjaer ai është titullar i padiskutueshëm. Sulmuesi ia ka shpërblyer besimin trajnerit norvegjez, duke realizuar 6 gola që prej dhjetorit.

Rashford është një produkt i Akademisë së Manchester United, ndaj pritet që palët të gjejnë shpejt gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën. Sulmuesi pritet të shtyjë kontratën deri në vitin 2024, ashtu sikurse bëri edhe francezi Anthony Martial pak ditë më parë.

Related posts

E BUJSHME/ Dybala: Asnjë nuk e ka vendin të sigurt te Juventusi, përveç…

Isa.Autor

TOTTENHAM-AJAX/ Pas 25 minutash lojë, ndodh e pabesueshmja në gjysmëfinalen Champions (FOTO)

Delo.autor

SHËNOI DOPIETË SI ZËVENDËSUES NDAJ “DEMAVE”/ Talenti Muçi: Ju tregoj sekretin e suksesit “bardheblu”

Delo.autor

Leave a Comment