Futboll Seria A Sport

ZBRET NË FUSHË PËR NJË MESAZH/ Chiellini mbështet Al-Araibi: Shpresoj të kthehet shpejt në shtëpi

Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventus, ka zbritur në fushë për Al-Araibi me një mesazh në Twitter në mbështetje të mbrojtësit nga Bahreini, i cili  po mbahet si i burgosur në Tajlandë: “Shpresoj në një zgjidhje të shpejtë, në mënyrë që Hakeem Al-Araibi të kthehet në shtëpinë e tij në Australi”.

HISTORIA – Problemet për 25-vjeçarin kanë filluar në nëntorin e 2012-ës, kur ai është arrestuar me akuzën se ka marrë pjesë në disa protesta kundër qeverisë në 2011-ën, edhe pse ka arritur të vërtetojë se ka qenë duke luajtur një ndeshje në Katar në momentin që kanë ndodhur protestat.

Al-Araibi është shpallur fajtor ne 2014-ën për vendosjen e një zjarri në një stacion policie dhe u dënua me 10 vite burg. Një vendim ky që e ka shtyrë atë arratiset në Australi, ku e kanë pranuar kërkesën e tij për azil. Në 2018-ën, Hakeem ka zgjedhur Tajlandën për të kaluar muajin e mjaltit, por në aeroportin e Bangkokut mbrojtësi 25-vjeçar është arrestuar nga Interpoli me kërkesë të Bahreinit.

SEANCA – Qeveria australiane ka bërë kërkesa të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve për lirimin e Hakeem, i cili duhet të kalojë edhe dy muaj në burg pas seancës së të hënës. Për këtë çështje ka ndërhyrë edhe Marise Payne, ministria e jashtme australiane: “Qeveria australiane i kërkon qeverisë tajlandeze që të lirojë Hakeem Al-Araibi dhe ta kthejë në Australi. Kjo çështje është shumë e rëndësishme për qeverinë dhe popullin australian”.

Al-Araibi është dërguar zbathur në seancën gjyqësore të së hënës dhe me këmbët të lidhura me zinxhirë. Pasi ka dalë para mediave dhe mbështetësve të tij, ai ka bërtitur: “Mos më dërgoni në Bahrein”. Një histori e dhimbshme, që shkon përtej futbollit: për të mbështetur 25-vjeçarin është krijuar një hashtag #SaveHakeem. Edhe Giorgio Chiellini ka zbritur në fushë.

Related posts

FORMACIONET/ MILANI kërkon FITOREN ndaj grekëve, kuqezinjtë marrin LAJMIN E MADH

Isa.Autor

LIVE/ BARÇA-REAL: Katalanasit duan revanshin, galaktikët të etur për sukses

Isa.Autor

DO TË LUAJË PËRTEJ MOSHËS 40-VJEÇ/ Milan i bën gati Ibrës kontratën e re, ja sa do të përfitojë suedezi…

Delo.autor

Leave a Comment