Futboll Sport

“EMOCION I PAPËRSHKRUESHËM”/ Armand Duka pas fitores: Një përgjegjësi e madhe për mua, jam shumë i…

Nuk mund të mos jetë i emocionuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas zgjedhjes në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, sepse ishte një objektiv i vjetër i tij dhe në tentativën e dytë ia ka dalë mbanë, duke fituar votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e qeverisë europiane të futbollit.

Nga Roma, ku u zhvillua Kongresi i UEFA-s, Duka ka pasur një mesazh të shkurtër për të gjithë, duke përdorur rrjetet sociale për të komunikuar, para se të kthehet në Shqipëri, ku natyrisht interesimi nga mediat do të jetë shumë i madh.

“Të dashur miq,

Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.

Duhet të falënderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar.

Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj futbollin shqiptar në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s.

Të dashur miq, Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm,…

Gepostet von Armand Duka am Donnerstag, 7. Februar 2019

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Vazquez zbulon të ardhmen e MODRIC, INTERI nis…

Isa.Autor

MILANI NUK DI TË NDALET/ Akord me mbrojtësin e Monakos

Delo.autor

Kombëtarja e tij e la jashtë/ Spalletti bën çmos ta marrë tek Interi mesfushorin

Sadik.Autor

Leave a Comment