Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË “OLIMPICO”/ Lazio “shkon” në Champions, Strakosha fiton derbin me Veselin

Serie A e nisi javën e 23-të që ditën e enjte në prag të kompeticioneve Europiane me sfidën e Lazio-s ndaj Empolit në Olimpico.

Rezultati përfundimtar ishte 1-0 në favor të vendasve që morën tre pikët falë golit të Caicedo-s nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte një sfidë me shumë shqiptarë, si në fushë ashtu edhe në stol. Për Lazio-n ishte Strakosha, i cili tashmë është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Inzaghi-t.

Në stol, kryeqytetasit kishin edhe talentin e mbrojtjes Sergio Kalaj. Në krahun tjetër ishte Veseli, i cili luajti 90 minuta për miqtë.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vend të katërt duke parakaluar Milan, Atalanta dhe Roma në luftën për Champions League.

Gjithsesi, skuadrat e tjera kanë një ndeshje më pak dhe në fundjavë Lazio mund të zbresë përsëri në vendin e shtatë.

Related posts

Real, pasioni për orët dhe shpërblimet e çmendura për lojtarët

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lajmi i Messit trondit edhe Covid-19 për një natë! Shifrat e Google befasojnë

Delo.autor

NDRYSHIMI I EMRIT DHE LOGOS SË INTER/ Zyrtari i lartë i “Zikaltërve” komunikon qëndrimin e klubit

Delo.autor

Leave a Comment