Futboll Premier League Sport

JO VETËM RINOVIME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer futet në garë për të marrë shërbimet e yllit të Serie A

Manchester United ka nisur një fushatë rinovimi kontratash, i fundit ishte Phil Jones, ndërsa para tij kanë rinovuar Young dhe Martial.

Së fundi është zbuluar se trajneri norvegjez ka kërkuar që drejtuesit e klubit të futen në garë për të marrë shërbimet e sulmuesi të Fiorentinës, Frederico Chiesa.

21-vjeçari italian është kthyer në objektivin e shumë skuadrave, ndërsa kartonin e tij skuadra vjollce e vlerëson mbi 60 milionë euro. Për të arritur tek talenti Manchester United duhet të fitojë konkurrencën e fortë me klube si Bayern Munchen, Juventus, Inter dhe Napoli.

Këtë sezon Chiesa ka luajtur në 22 ndeshje me Fiorentinën në Seria A, në të cilat ka shënuar edhe 5 gola, ndërsa në Kupën e Italisë i shënoi tripletë Romës, në atë fitore poshtëruese, 7-1.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Osasuna-Barcelona. Rezultati 2-2

Delo.autor

Barcelona merr lajmin e rëndësishëm disa orë para ndeshjes me Chelsean

Q.Autor

E PABESUESHME/ Gafa e Donnarummas i dhuron golin Sampdorias pas 33 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment