Futboll La Liga Sport

BARCELONA SËRSIH NË TELASHE/ Dëmtohet ylli brazilian, humb ndeshjen e Championsit dhe “El Casicon”

Arthur Melo do të mungojë për të paktën 3-4 javë për shkak të një problemi muskulor në këmbën e majtë. Ishte vetë klubi i Barcelonës që konfirmoi dëmtimin e mesfushorit brazilian, i cili do të humbasë të paktën 5 ndeshje.

Arthur do të humbasë përballjet me Athletic Bilbao, Sevilla dhe Valladolid për La Liga, ndërsa në Champions League nuk do jetë i gatshëm për sfidën kundër Lyon. Edhe “El Clasico” e dytë për Copa Del Rey do e gjejë atë jashtë fushe, ndërsa në dyshim është edhe përballja e dytë me Real Madridin, më 2 mars për kampionat.

Vendin e tij mund ta zërë Arturo Vidal ose Carles Alena. Një shqetësim më vete për trajnerin Valverde është edhe dëmtimi i Lionel Messi, i cili sot është stërvitur veçmas grupit.

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

 Nahuel Guzman: “Argjentina duhet ta pakësojë barrën e madhe ndaj Leo Messit”

Sadik.Autor

Rashica tek Werder, por ja sa para përfiton klubi i Vushtrisë

Q.Autor

Leave a Comment