Futboll Seria A Sport

SHUMË KËRKUES PAS MERKATOS/ Milani nxjerr në shitje Kessie, përgatiten të blejnë yllin e Premier…

Milan po mendon të gjejë formulën për të blerë përfundimisht nga Chelsea kartonin e Tiemoue Bakayoko, i cili është kthyer në lojtarin më solid në mesfushën e kuqezinjve.

Francezi ka superuar Franck Kessie dhe drejtuesit e Milanit preferojnë të blejnë lojtarin e Chelsea para lojtarit nga Bregu Fildishtë. Mësohet se klubi i Milanit po përgatiten ta blejnë përfundimisht 24-vjeçarin nga Chelsea, por afrimi i Paqueta dhe Piatek nuk ua jep luksin të shpenzojnë edhe 40 milionë euro të tjera në verë (shifër që Milani ka të drejtë ta blejë nga “Blutë” e Londrës).

Për këtë, Kessie do të dalë në merkato dhe do të tentohet të sigurohen sa më shumë ta ardhura nga shitja e tij. Për të zëvendësuar atë do të afrohet Hector Herrera, mesfushori i Porto që i skadon kontrata në fund të sezonit, por për të duhet të mundin konkurrencën e shumë klubeve të mëdha.

Related posts

Milani lë Baccan te Villareali dhe ëndërron sulmuesin amerikano latin

Sadik.Autor

Benatia: Jam i lumtur që shënova ndaj ish-klubit

Delo.autor

U TRANSFERUA NË SERIE A/ Rrëfehet mbrojtësi i Kombëtares: Ja pse zgjodha Parmën…

Delo.autor

Leave a Comment