Futboll Premier League Sport

“YLLI I EKIPIT ËSHTË NË HONG KONG”/ Shikoni si reagon Guardiola ndaj gazetarit për lajmin (FOTO+VIDEO)

Pep Guardiola ka mbetur i befasuar kur një gazetar e ka informuar se Benjamin Mendy ishte në Hong Kong.

Francezi është i dëmtuar dhe e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të udhëtuar. Në një nga postimet e bëra në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me mesazhin “Hong Kong International Airport”.

“Uau. Nuk e dija”, ka qenë reagimi i Pep pas lajmit të marrë nga gazetari. “Çfarë? M…n. Më tha se do të shkonte në Paris, por Hong Kongu është shumë larg, duhet të instaloj Instagram-in. Nuk do të jem aspak i kënaqur nëse është në Hong Kong. Dje ishte në Barcelonë”.

Reagimi i Mendy pas fjalëve të Guardiola ka qenë i menjëhershëm. “Po bëja shaka me shoferin e uber-it. Nuk dua probleme me Pep”, ka qenë mesazhi i mbrojtësit në Twitter.

Related posts

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Pas një aksioni model, sulmuesi Firmino zhbllokon sfidën për Kampionët e Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Real Madridi vijon fundosjen, Barcelona nuk njeh kundërshtarë

Delo.autor

NUK PO RINOVON KONTRATËN ME REALIN/ Klubi i madh europian me ofertë të çmendur për Ramosin

Delo.autor

Leave a Comment