Futboll Premier League Sport

NDESHJA DERBI E LONDRËS/ Habit Maurizio Sarri: Unë dhe Guardiola jemi “bijtë” e atij, nuk mund të…

Ditën e diel, në Premier League do të zhvillohet ndeshja “big” mes dy prej ekipeve pretendente për titull si Manchester City dhe Chelsea. Trajneri i “bluve” të Londrës, Maurizio Sarri, ka folur për këtë sfidë dhe ka komentuar sërish marrëdhënien e tij speciale me trajnerin e ekipit rival Pep Guardiola.

“Guardiola drejton skuadrën më të mirë në Europë. Është një trajner i madh dhe kur ulemi së bashku për darkë gjatë verës është gjithnjë një kënaqësi ta dëgjosh e të bisedosh me të. unë dhe Pep jemi të dy “djemtë” e Arrigo Sacchi. Gjithçka ka nisur pikërisht nga ai”, thotë Sarri.

Më tej, trajneri italian, duke dolur për Hazard dhe Higuain, tha: “Flas çdo ditë me Eden, por vetëm për gjërat që përkasin fushës së lojës. Nuk mund të them asgjë në lidhje me të ardhmen e tij. Unë uroj që të qëndrojë dhe njëkohësisht të jetë i lumtur. Higuain? Është një futbollist i madh, i përkryer për futbollin tim. Ai mund ta ndihmojë shumë Hazard me lojën e tij”.

Related posts

SHQIPËRI-FRANCË/ Pllakos heshtja në stadium, “gjelat” zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

PAS IBRAHIMOVIC/ Drejtuesit e “KuqeZinjve” i dështon “PLANI B” për sulmuesin e Sampdorias

Isa.Autor

KONSIDEROHET LOJTAR IDEAL PËR SARRIN/ Juventus do të provojë në merkaton e ardhshme yllin…

Delo.autor

Leave a Comment