Futboll Seria A Sport

INTERI NË “RËNIE TË LIRË”/ Karriera e Spallettit varet nga lojtari që e “përzuri” 3 vite më parë

Ditën e 14-të ai iku në Kinë. Gjithsesi, gjatë 13 ditëve që ata qëndruan së bashku në Romë ai e njohu nga afër trajnerin Luciano Spalletti, që e konsideroi si të papërshtatshëm për skuadrën verdhekuq.

Dhe e largoi drejt Kinës. Por nesër, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Gervinho, që aktualisht aktivizohet me skuadrën e Parmës, mund të vendosë fatin e trajnerit interist në ndeshjen e radhës që dy skuadrat do të luajnë në Serinë A.

Gervinho u stërvit nën urdhërat e trajnerit Spalletti te Roma për 13 ditë. Kjo ndodhi në janarin e vitit 2016, periudhë kur në ekip erdhi Spalletti, që zëvendësonte Rudi Garcia, të saposhkarkuar. Gjithsesi, marrëdhënia mes tyre asnjëherë nuk ishtë e mirë dhe Spalletti nuk e dëshironte lojtarin në ekip, që u detyrua të largohej në Kinë.

Asokohe, Gervinho evitonte të stërvitej nën urdhërat e trajnerit Luciano Spalletti dhe kur zbriste në fushë nuk jepte më të mirën e tij. Këto gjëra trajneri ia evidentoi edhe para skuadrës dhe më 27 janar Gervinho iku në Kinë, të skuadra e Hebei Fortune.

Gjithsesi, tani Gervinho do të jetë për herë të parë ballë për ballë Spallettit, këtë herë si rival dhe mund ta ndëshkojë, siç ka bërë shpesh këtë sezon. Në këtë moment delikat, një humbje tjetër do të ishte fatale për trajnerin zikaltër.

Related posts

“NDIZEN GJAKRAT”/ Wanda Nara “thumbon” keq RONALDON: Të ulet dhe ai në stol dhe ta…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi ITALIAN largohet nga MILANI, ja falenderimi emocionues (FOTO)

Isa.Autor

BESON TEK GARA PËR TITULL/ Guardiola: Të gjithë mund të surprizojnë, nuk ka më…

Delo.autor

Leave a Comment