Futboll La Liga Sport

KA FILLUAR ATMOSFERA E DERBIT/ Simeone sfidon: Është një problem për Solarin dhe Perezin

Në Spanjë ka filluar të ndihet  atmosfera e derbit. Këtë të shtunë, në fakt, do të luhet Atletico-Real Madrid. Në konferencën tradicionale për shtyp, trajneri i “Colchoneros”, Diego Pablo Simeone, është dukur gati dhe shumë i motivuar para ndeshjes, duke i dhënë një mesazh të qartë rivalëve.

“Solari-n e njoh prej shumë kohësh, e kam stërvitur te San Lorenzo. Jemi takuar shpesh, ka treguar se mund të qëndrojë në stolin e Real Madrid”, ka thënë Simeone.

Në lidhje me mungesën e Ronaldo-s, tashmë tek Juventus për më shumë se gjysmë sezoni: “Lamtumira e Cristiano-s është më shumë një problem për trajnerin e Real-it ose presidentin, jo për kundërshtarët. Ne duam të fitojmë pavarësisht se nga kush luan”.

Një koment edhe për ish-yllin e Atletico-s, Courtois: “Është një portier i madh, i cili ka bërë shumë mirë me ne dhe po kalon një moment shumë të mirë forme”.

Related posts

JAVA 28/ Superiorja i lë vendin Kupës, sfidat luhen të gjitha në një ditë. Ja azhenda…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje dramatike, PSG ndalet nga Leipzig në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Delo.autor

Lothar Matthaus, një histori rekordi në Botëror që vështirë të thyhet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment