Futboll La Liga Sport

XHESTI ME KRAHUN PARA TIFOZËVE/ Ja çfarë rrezikon Bale pas ndeshjes ndaj Atletikos (VIDEO)

Ishte pikërisht uellsiani Gareth Bale ai që vulosi fitoren e Real Madrid ndaj Atleticos në derbin ndaj rivalit të përjetshëm të qytetit, kur në minutën e 73’ shënoi golin që fiksoi rezultatin në shifrat 1-3, kur kishte vetëm 15’ minuta që ishte future në fushë.

Një shërbim perfekt nga Modric ka qenë mëse i mjaftueshëm për uellsianin që të mposhtë në diagonale portierin kundërshtar Oblak.

Për të festuar golin e tij në derbi, sulmuesi i Real Madrid iu drejtua këndit ku ishin të akomoduar tifozët kundërshtarë, duke lëvizur duart e tij, për të finalizuar me një shenjë ofenduese, atë të krahut.

“Të gjitha këto lloj gjestesh në kampionat do të hetohen dhe VAR do të përdoret. Nuk mund të bësh shenjën e krahut ndaj askujt”, deklaroi Iturralde, ish-arbitri që paralajmëroi një dënim të mundshëm ndaj Bale.

Related posts

TËRHIQET NGA BASKETBOLLI PAS 21 VITESH KARRIERË/ Shima: Mbaj mend çdo detaj, që nga shënimi me Tiranën tek…

Delo.autor

MANDZUKIC DREJT RIKTHIMIT NË EUROPË/ Ja skuadra e ardhshme e sulmuesit kroat

Delo.autor

ZYRTARE/ Zbulohet lista e pikëve: Ja FITUESI I “TOPIT TË ARTË”, ka diferencë me vendin e dytë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment