Futboll Premier League Sport

PAS HISTORISË SË PËRGJIMIT/ “SPIUNI” Bielsa drejt klubit të madh të Premier Leagues

Marcelo Bielsa është vënë në radarin e Evertonit. Trajneri i Leeds United shikohet si zëvendësuesi më i mundshëm i Marco Silva në klubin nga Liverpool.

Aktualisht Everton renditet në vend të 9-të në Premier League dhe në tre ndeshjet e fundit ka pësuar humbje radhazi, e fundit ishte dje në fushën e Watford. Për këtë presidenti Farhad Moshiri po kërkon të bëjë ndryshime në skuadër, duke filluar nga trajneri Silva.

Marcelo Bielsa u bë mediatik pas historisë së përgjimit që i bëri skuadrës së Frank Lampard në seancën e fundit stërvitore para se të përballeshin në fushë.

Në fund të asaj ndeshje trajneri argjentinas deklaroi se këtë metodë e ka ndjekur gjithmonë në skuadrat ku ka qenë. Madje në ndeshjen e djeshme që Leeds barazoi në fushën e Middlesbrough një anëtar i stafit humbi ndjenjat në stol duke ndërprerë ndeshjen, edhe kjo u cilësua si një plan i organizuar nga Bielsa.

Related posts

NJË REKLAMË PËR “KATAR 2022″/ Messi kalon para Kupës së Botës: fytyra i thotë të gjitha (VIDEO)

Delo.autor

Daja dhe Kërçiku “në udhëkryq”/ Flamurtari u afrohet akoma më tepër dyshes së Tiranës

Isa.Autor

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Ja shuma e majme që pritet të përfitojnë 12 klubet pjesmarrëse që në start…

Delo.autor

Leave a Comment