Bundesliga Futboll Sport

SHQIPTARI FENOMENAL/ Rashica dopietë spektakolare në Bundesliga (VIDEO)

Verder Bremeni arriti një fitore të madhe sot në shtëpi, me shifrat e thella 4-0 ndaj Augsburgut, falë edhe një dopiete të Milot Rashicës.

Shqiptari i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, zhbllokojë shifrat që në minutën e 5-të, ku pas një topi nga e majta, çau mbrojtjen, gënjeu një kundërshtar, dhe mposhti portierin.

Më pas, në minutën e 28-të, shënoi edhe të dytin personal, dhe të tretin për Verderin, në një kundërsulm vrasës, ku nga hyrja e djathtë e zonës, shënoi me një goditje perfekte në cepin tjetër të portës.

Por, loja mjaft e mirë e Rashicës, u ndal në minutën e 36-të, pasi ai u detyrua të ndërrohej, pas problemeve që ndjente në pjesën e shpinës.

Related posts

Mina nuk mërzitet, punon fort dhe pret thirrjen e Valverdes

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dalje e pakuptimtë nga porta, Karius hedh kandidaturën për gafën e vitit (VIDEO)

Delo.autor

NJË TJETËR TRIUMF/ Luiza Gega fiton garën e 5 mijë metrave në Poloni: Synoj edhe 3 mijë metrat me pengesa

F.autor

Leave a Comment