Futboll Premier League Sport

ISH-LOJTARI I LIVERPOOLIT/ Jamie Carragher “shpërthen”: Sarri e ka bërë skuadrën të duket si…

Humbja 6-0 e pësuar në fushën e City-t ka qenë e tmerrshme për Chelsea-n, që pësoi katër gola në 25 minutat e para të ndeshjes. Trajneri Maurizio Sarri ka përfunduar nën akuzë dhe tani ka ardhur edhe një kritikë shumë e ashpër nga ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie C arragher.

“Disa ndeshje të Chelsea-t kanë qenë një turp, por paraqitja e bërë kundër City-t ka qenë më e keqja nga të gjitha. Po e ndjek Sarri-n dhe tani që ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit të tij të parë në Premier League gjëja më e keqe që mund të them është se e ka bërë Chelsea-n të duket si Arsenal-i”, ka thënë Carragher.

“Arseanl-i ishte mësuar të dilte me kockat e thyera në 7-8 vitet e fundit në ndeshjet e rëndësishme që luante në transfertë, sepse ishte një ekip shumë  i dobët. Kjo gjë nuk është thënë kurrë për Chelsea-n. Gjithsesi, këtë herë janë treguar shumë të dobët”.

Related posts

VOLEJBOLL/ Erzeni dhe Partizani bëjnë detyrën, Skënderbeu e Vllaznia fitore me përmbysje

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Gafë e pafalshme, Sidibe shkakto një autogol në favor të “Bardhebluve” (VIDEO)

Delo.autor

NJERIU I TITULLIT KAMPION “TREMB” MILANIN/ Refuzohet oferta e rinovimit të kontratës

F.autor

Leave a Comment