Të tjera

Çerekfinalet me surpriza, Edmund dhe Mertens shkojnë në gjysmëfinalet e Australian Open

Tenisti britanik Kyle Edmund dhe ajo belge Elise Mertens janë dy gjysmëfinalistët e parë të grand slemit të Australian Open, të kualifikuar pas ndeshjeve të para çerekfinale të luajtura mëngjesin e sotëm në Melburn. Dy emra surprizë, që eliminuan rivalët e tyre favoritë.

Britaniku Edmund mposhti 3-1 bullgarin grigor Dimitrov (4-6, 6-3, 3-6, 4-6), numrin 3 në botë, që ishte favorit, por nuk ia doli dot mbanë të fitojë. Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, por më tej gjithçka u dominua nga Edmund, që për herë të parë në karrierën e tij kualifikohet për në gjysmëfinalet e një grand slemi. Në gjysmëfinale ai do të luajë me fituesin e dyshes Rafael Nadal-Marin Cilic.

Tenisti britanik Kyle Edmund

Te femrat, surprizë kualifikimi i belges Elise Mertens, që mundi 2-0 (6-4, 6-0) ukrainasen Elina Svitolina. Kjo e fundit, numri 4 në botë, ishte favorite për të shkuar më tej, por luajti dobët, sidimos në setin e dytë, mos arritur dot të fitojë dhe u eliminua. Një fitore magjike e Mertens, që prek për herë të parë gjysmëfinalet e një turneu të madh, ku do të luajë me fituesen e dyelit Carla Suarez Navarro-Caroline Wozniacki.

Related posts

Golden State spektakël ndaj Memphis, humbasin Cavaliers dhe Spurs

Q.Autor

McLaren shpreson të rikthejë Hamiltonin në Britani

Q.Autor

Simona Halep qëndron në krye, Serena renditet në vendin e 495-të

Sadik.Autor

Leave a Comment