Boks Sport

BOKSIERI AMERIKAN I PAMPOSHTUR/ Mayweather gati për një duel “show”, ja shuma marramendëse që i kanë ofruar

Boksieri amerikan Floyd Mayweather duket se nuk ka më nevojë që të ngjitet në ring për të zhvilluar duele të vërteta për të fituar para. Më 31 dhjetor ai zhvilloi në Japoni një duel “show” me japonezin e kickboxing Tenshin Nasukawa, nga i cili arkëtoi 10 milionë dollarë.

Gjithsesi, kjo sfidë mund të jetë vetëm fillimi i një serie duelesh “show” në ring për boksierin e pamposhtur. Ndërkohë që, edhe fitimet do të jenë shumë herë më të mëdha, pasi të tilla janë edhe ofertat.

“E dini se cila ishte surpriza më e bukur e duelit ndaj tenshin. Duhej të arkëtoja 9 milionë dollarë për vetëm 9 minuta duel në ring. Por me vetëm 1 minutë arkëtova 10 milionë dollarë. Jo keq”, shprehet Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Më tej, Mayweather thotë se ka të tjera oferta interesante. “A kam të tjera oferta të tilla? Sigurisht. Madje në tavolinë kam një ofertë për një tjetër duel “shoë”, nga i cili do të përfitoj 80 milionë dollarë. Kjo është e bukura e jetës time”, u shpreh Floyd Mayweather.

Duket se boksieri i pamposhtur amerikan tani po duelon për qejf dhe arkëton më shumë se kur ishte një profesionist. Një biznesmen i vërtetë.

Related posts

SFIDË DERBI NË MERKATO/ Manchester City dhe “Djajtë e Kuq” në “luftë” për mbrojtësin e Anglisë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter merr një ofertë nga Spanja për yllin e sulmit

Delo.autor

NJË TELENOVELË NË JETËN REALE/ Gruaja paguan 1 milion euro për të vrarë ish-futbollistin e kombëtares (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment