Formula 1 Sport

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezanton makinën “RS19”, Renault zbulon “ARMËN” e saj “SEKRETE” për PODIUMIN (FOTO+VIDEO)

Makina e dytë që është prezantuar ditën e sotme është Renault, njëvendëshja franceze që këtë sezon synon të bëjë revolucion në sportin e Formula 1. Makina franceze ka investuar shumë gjatë dimrit të fundit. Madje duke afruar edhe një pilot fitues si Daniel Ricciardo, me një objektiv të qartë: Të zërë vendin e tretë në renditjen për konstruktorë.

Makina e re Renault quhet RS19 dhe do të përdorë një “power unit E-Tech19”, e cila duhet të sjellë në pistë një makinë që është 1 sekondë më e shpejtë krahasuar me atë të vitit të kaluar. Përveç Ricciardo, piloti i dytë i makinës franceze është gjermani Nico Hulkenberg, gjithashtu me përvojë në këtë sport. Një dyshe që premton shumë këtë sezon.

Pamjet e reja të makinës Renault tregojnë një makinë agresive, gjysmë të verdhë e gjysmë të zezë, e cila synon të duelojë me ekipet kryesore si Ferrari, Mercedes dhe Red Bull.

“E ndiej presionin në këtë sfidë të re, por shoh një makinë që mund t’ia dalë mbanë në objektin e saj. Renault ka ndryshuar shumë, është një makinë më e shpejtë dhe motor më të fuqishëm. Kjo do të jetë arma jonë për të dueluar me më të mirët. Mezi pres të nis këtë përvojë të re”, tha australiani Daniel Ricciardo.

Related posts

TJETËR SUKSES PËR KOSOVËN NË “MINSK 2019″/ Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Lojërat Europiane

Delo.autor

TEK NAPOLI NUK KA QETËSI/ Trajneri Gatusso largon lojtarin nga stërvitja dhe e dërgon në shtëpi

Delo.autor

Cana komenton festën me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit, ja ç’thotë ish-kapiteni

Sadik.Autor

Leave a Comment