Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Pjesët e para mbyllen me rrjeta të paprekura

Janë mbyllur 45 minutat e para në sfidën Mançester Junajtid – Paris Sën Zhërmen që po zhvillohet në “Old Trafford” dhe në Roma – Porto, që po luhet në “Olimpiko”.

Në të dyja përballjet, rezultati ka qenë i bardhë, 0-0. Pjesët e para kanë qenë të luftuara, por pa raste të mirëfillta shënimi.

Në Romë nuk ka thuajse asgjë për të mbajtur shënim, ndërsa në Mançester janë dhënë plot 5 kartonë të verdhë, dy për vendësit dhe 3 për miqtë. Për Junajtidin janë ndëshkuar Pogba dhe Jand, ndërsa për PSG-në Kimpembe, Draksler dhe Bernat.

Mançester Junajtid (4-2-3-1): De Gea; Jang, Smolling, Lindelof, Shou; Herrera, Matiç; Lingard, Pogba, Martial; Rashford.

Paris Sën Zhërmen (4-2-3-1): Bufon; Kherer, Tiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verrati, Markinjos; Dani Alves, Draksler, Di Maria; Mbape.

Related posts

Ish-futbollisti i Lazio-s: Largimi i De Vrij? Të mos shqetësohen, kanë Igli Taren

Sadik.Autor

I “DASHURUAR” PAS ROMËS/ Jose Mourinho premton besnikëri: Nuk lëviz 100%

F.autor

MILAN NË GJURMËT E MESFUSHORIT SHQIPTAR/ Agjenti i Januaj: Jemi në bisedime me “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

Leave a Comment