Futboll Sport

U PËRFSHINË 40 PERSONA/ Sherr me THIKA mes tifozëve të Lacios dhe Seviljas, tre të plagosur

Sherr mes tifozësh në qendër në Romës. Sipas mediave italiane tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes tifozëve të Lacios dhe atyre të Seviljas.

 

Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Në vendngjarja mbërriti menjëherë policia e cila ndërpreu sherrin mes të rinjve.

Sherri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth 21:30 duke përfshirë rreth 40 persona. Policia italiane ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Tifozët spnajoll ndodhen në Romë për ndeshjen e së enjtës midis Lacios dhe Seviljas e vlefshme për Europa League.

Related posts

NJË “PIONIER” PËR TRAJNERËT/ Sarri: Shkova në stërvitjen e tij 20 vite më parë

Isa.Autor

MOTO GP/ Honda rikthehet protagoniste, dominon testet dimërore në pistën indoneziane

Delo.autor

Kujt i intereson Kupa e Botës? Mustafi nuk e ka marrë edhe aq keq përjashtimin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment