Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË ICARDIT/ Pirlo del kundër rrymës: Duhet të ketë ndodhur diçka brenda skuadrës

Në Itali është çështje dita kriza mes Interit dhe sulmuesit argjentinas Mauro Icardi. Ky i fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit këtë sezon, por prej muajsh rinovimi i kontratës së tij po zvarritet dhe duket se ngacmimet mediatike të bashkëshortes-agjente Wanda Nara kanë acaruar drejtuesit zikaltër.

Dje, pa asnjë shpjegim zyrtar, Interi i hoqi shiritin e kapitenit yllit të vet, duke ia dhënë portierit Samir Handanovic.

Befasi e madhe, shoqëruar nga refuzimi i Icardit për të shkuar në Vjenë për ndeshjen kundër Rapidit në Europa League, sinjal i qartë se krisja është e thellë dhe ndoshta nuk ka më pajtim.

Tifozët zikaltër, të paktën pjesa më e madhe e tyre, janë kundër klubit, që merr një vendim të tillë në mes të sezonit dhe nuk jep asnjë arsye, por ndërkohë një nga legjendat e futbollit italian, Andrea Pirlo, e mendon ndryshe.

Ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juves, i ftuar në Skysport si opinionist për ndeshjet e Champions League, komentoi çështjen Icardi: “Duhet të ketë ndodhur diçka brenda skuadrës. Administratori Beppe Marotta po bën një punë të shkëlqyer, është një pozicionim shumë i qartë prej tij. Ai po tregon me fakte se ekziston një klub që komandon dhe lojtarët vijnë më pas”.

Related posts

JUVENTUSI dhe ylli i Genoas në “majë” të Seria A, Cristiano RONALDO mbetet në hije

Isa.Autor

FESTA E “ÇMENDUR” TEK MANCHESTER CITY/ Mendy dhe vokalisti i grupit Oazis tërbohen (VIDEO)

Delo.autor

RINOVOI KONTRATËN DERI MË 2027/ Ja klauzola “ASTRONOMIKE” që vendos Barcelona për Ansu Fati…

Delo.autor

Leave a Comment