Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Emre Can ka një mesazh për Atleticon

Mesfushori gjerman Emre Can, një nga lojtarët më në formë aktualisht te Juventusi, ka deklaruar sot se bardhezinjtë do të luajnë në shtëpinë e Atletico Madrid, në Champions League, me objektivin e qartë për fitore. “E dimë se ndaj kujt luajmë, një ekipi të fortë dhe fitues. Ne duam të fitojmë kudo edhe pse do të jetë e vështirë, por njohim forcën tonë”, tha Emre Can.

“Jemi të përqendruar te kjo ndeshje dhe nuk jemi aspak të shqetësuar. Këto janë ndeshje ku çdo lojtar mezi pret të zbresë në fushë, ndaj jemi gati. Champions është një kompeticion i rëndësishëm, i vështirë për t’u programuar dhe Atletico është një rival i sikletshëm për këdo”, u shpreh më tej mesfushori i bardhezinjve.

Duke folur për faktin se Juventusi shihet si favorit, gjermani thotë: “Barcelona e Real janë dy rivalë të fortë dhe gradualisht po arrijnë në formën optimale, ashtu sikurse edhe Bayern. Pastaj vijmë edhe ne, Liverpool, PSG e City. Ky është Champions më i bukur i viteve të fundit. Ne duam të fitojmë gjithçka, duke nisur nga sfida e radhës ndaj Atletico”.

Related posts

I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Real Madrid shpërthen në lot

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Bajerni thyen rregulloren për Kompaninë, stërvitje me dron

F.autor

Lukaku arrin 100 gola, Manchester United kthehet i dyti…

Sadik.Autor

Leave a Comment