Futboll Seria A Sport

ZV. PRESIDENTI I JUVENTUSIT/ Pavel Nedved konfirmon: Do të “PREHEM NË PAQE” vetëm kur “Zonja e Vjetër të…

“Do të prehem në paqe vetëm kur Juve te fitojë Champions League”, më qartë se kaq nuk mund të flasë Pavel Nedved, i cili konfirmon se tashmë Juve ka arritur në një pikë ku asgjë nuk i bën përshtypje, nëse nuk fiton trofeun më të rëndësishëm në kontinent për klube, që bardhezinjtë nuk e kanë fituar ende në shekullin e ri.

Zëvendëspresidenti i klubit italian ka folur për anglezen Telegraph, në prag të sfidës ndaj Atletico Madrid në Champions, duke u ndalur edhe te Cristiano Ronaldo: “Ai është shumë më tepër se një futbollist i thjeshtë. Kur e përshkruaj Juven, është pikërisht si ai: Ronaldo është fiks lojtar për Juventusin. Ka mentalitetin perfekt”.

Nedved mahniste në fushë, për mentalitetin e tij luftarak, por njësoj është edhe si drejtues: “Ndjej gjithnjë përgjegjësinë që të mos zhgënjej askënd. Gjithnjë ka qenë kështu. Kur isha futbollist ishte më e lehtë, përqendrohesha te vetja.

“Mënyra ime e të parit të futbollit ndoshta më ka bërë më të dashur për tifozët, kam një lidhje shumë të fortë me ta”.

Related posts

NUK ISHTE I GATSHËM PËR SFIDËN NDAJ LEIPZIG/ Ja si e arsyeton “L’Equipe” mungesën e mbrojtësit të Manchester City

Delo.autor

REALI “FËRKON DUART”/ Willian nuk paraqitet në stërvitjen e Chelsea, braziliani po mendon…

Isa.Autor

Guardiola: Ndonjëherë të vjen ta VRASËSH, ndonjëherë thua “WOW ÇFARË LOJTARI”

Sadik.Autor

Leave a Comment