Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENTAT E MERKATOS/ Ja arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga ylli francez

“Marca” ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos.

E përditshmja spanjolle ka publikuar arsyet që kanë penaguar transferimin e Karim Benzema te Barcelona në 2008-ën. Sipas “Marca”, Txiki Begiristain, drejtori teknik i katalanasve në atë kohë, ka shkuar në Lion, ish-skuadra e sulmuesit francez, për t’u takuar personalisht me lojtarin.

Dhe ky ka qenë momenti kur Barcelona ka vendosur të tërhiqet: Begiristain, në fakt, nuk është bindur nga disa gjëra. Kryesisht nga qëndrimi i lojtarit, i cili nuk e shikoi asnjëherë në sy gjatë takimeve, por edhe miqësitë e Benzema jashtë fushës, që janë konsideruar të papërshtatshme.

Këto arsye kanë bërë që operacioni të dështojë, me sulmuesin që është transferuar te Real Madrid vitin pasues.

Related posts

PJESË E BAYERN DHE E KËRKON KOSOVA/ Futbollisti shqiptar përshëndet me “shqiponjë” (VIDEO)

Delo.autor

DEKOR MAHNITËS/ Plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes

F.autor

Allegri gjithnjë e më larg Juventus-it, Arsenal-i “fërkon” duart

Sadik.Autor

Leave a Comment