Futboll Sport

LAZIO NDJEK SHEMBULLIN E SUPERIORES/ Të dëmtuarit në rresht te “magjistarja” serbe (FOTO)

Mirijana Kovaçiç është një emër mjaft i njohur për futbollistët shqiptarë të cilët kanë trokitur shpesh në dyert e klinikës së saj në Beograd për t’u rikuperuar nga dëmtimet e tyre. Mjekja serbe ka një mënyrë shumë të veçantë të kurimit të dëmtimeve muskulore, duke garantuar reduktimin e kohës së riaftësimit, falë terapisë me masazhe, xhel të nxjerrë nga placenta e kalit dhe flukset e energjisë elektrikë, gjë që i kanë sjellë edhe nofkën “magjistarja”.

Ndërsa ekipi gjendej në transfertën e vështirë në Xhenova, Luis Alberto, Berisha, Milinkoviç-Saviç, Bastos dhe Durmishi kanë udhëtuar drejt Beogradit dhe atje i janë nënshtruar kurave të mjekes. Të gjithë vuajnë prej problemeve të vazhdueshme me dëmtimet dhe shpresojnë që me vizitat të Mirijana të arrijnë të zgjidhin këto telashe që kanë ndikuar në sezonin e tyre. Kura me sa duket ka funksionuar për Milinkoviç-Saviç e Durmishin, pasi ata u kthyen rregullisht në stërvitje në këtë javë me ekipin.

Related posts

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon sërish Benzema

Delo.autor

PAS REAL MADRID DHE “BAVAREZËVE”/ Futet në garë Juventus për shërbimet e talentit të Premier…

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ TALENTI SHQIPTAR: Luaj me KOSOVËN, vetëm nëse NUK më do SERBIA

Isa.Autor

Leave a Comment