Futboll La Liga

Ronaldo mungon ndaj Leganes, shkak lëndimi në sy

Në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes së kthimit kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Cristiano Ronaldo u shfaq me sy të nxirë dhe të ënjtur.

Portugezi e pësoi këtë lëndim teksa shënoi golin e dytë personal ndaj Deportivo la Corunas në ligë këtë fundjavë. Doktorët është dashur t’ia qepin syrin për t’ia ndalur rrjedhjen e gjakut.

Si pasojë, superylli i Real Madridit nuk do të luajë kundër Leganes, edhe pse ky dëmtim nuk duhet ta parandalojë të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias në “Mestalla”.

Zidane veçse kishte një plan për ta pushuar, por shqetësimi i lëndimit ka bërë që francezi të mos rrezikojë me të.

Related posts

VLAHOVIC NERVOZ/ Juve e sakrifikon pa Champions, e paqartë edhe e ardhmja e Di Maria-s

F.autor

NJË MOMENT I VEÇANTË/ Leipzig-United, shikoni gafën gjatë transmetimit që bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITËSE NË ITALI/ Tifozët e Veronës e teprojnë, i japin Rusisë koordinatat e…

F.autor

Leave a Comment