Futboll Seria A

Dorëzohet Juventus, transferimi i yllit të Liverpoolit mund të dështojë

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, e ka pranuar se gjiganti italian mund të dështojë në transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Kontrata e mesfushorit gjerman skadon gjatë verës prandaj ai është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub jashtë Anglise.

“Është e qartë se jemi të interesuar. Duam të tentojmë dhe ta sjellim në skuadër, por nuk mund ta bëjmë sepse momentalisht ka kontratë me Liverpoolin”, ka thënë Marotta për Premium Sport.

Ai ka zbuluar se Can mund të vazhdojë me gjigantin e Premierligës.

“Ai mund ta rinovojë kontratën dhe për më tepër edhe skuadrat tjera janë të interesuara për të”, ka shtuar ai.

Related posts

Përgatituni për një MILAN të madh/ LEGJENDA KAKA merr një ROL të ri te kuqezinjtë

Isa.Autor

ISH-PORTIERI HISTORIK I JUVENTUSIT/ Stefano Tacconi bind: U bë e qartë se ka ardhur koha që ta…

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Gjilani mposht Dritën në derbi, Prishtina triumf me “POKER”

Delo.autor

Leave a Comment