Futboll Sport

Allegri: Besoj te kualifikimi, më keq se kaq…

Massimilliano Allegri, trajneri i Juventus, është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League pas humbjes 2-0 të pësuar në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid.

“Në ndeshjen e kthimit do të luajmë ndryshe. A besojmë te kualifikimi? Patjetër, më keq se kaq nuk mund të bëjmë”, ka thënë trajneri i bardhezinjve për “Rai 1”.

“Loja fizike e Atletico-s? Ata kështu luajnë dhe arbitri ka bërë një punë të mirë. Në Torino duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar çerekfinalet. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë për kampionatin, sepse na presin tri ndeshje të vështira”.

“Gjesti i Simeonoes? Nuk e kam problem, këtu kështu është gjithmonë”.

Related posts

“TËRBON” SËRISH TIFOZËT E REAL MADRID/ Gareth Bale luan golf edhe në… stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

LUFTA PËR TITULLIN KAMPION TË SERIE A/ Beppe Bergomi: Nuk e di pse mërziten interistët kur them se Milan është më i fortë

Delo.autor

TRONDITET LUFTËTARI/ Futbollisti humb ndjenjat në stërvitje. Dërgohet me urgjencë në spital (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment