Champions League Futboll Sport

PARASHIMKIMI MES ATLETICOS DHE JUVENTUSIT/ Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos në Champions

José Mourinho ka ndërhyrë me parashikimin e tij për ballafaqimin e Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Juventusit. I intervistuar nga “Teleradiostereo”, trajneri portugez tha se bardhezinjtë mund ta synojnë Champions-in, por në të njëjtën kohë, nuk do të ishte surprizë për t’i parë bardhezinjtë të eliminuar nga “Colchoneros”.

Juventus mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, – është i bindur trajneri luzitan. – Ka cilësi, përvojë dhe një lojtar vendimtar, si Cristiano Ronaldo. Klubi ka një dëshirë të madhe për të fituar, sepse ka formuar një ekip me shumë ambicie.

Sidoqoftë, edhe Atletico Madrid ka bërë një investim të madh, ka ambicie për të shkuar deri në finale, e cila do të luhet në stadiumin e tij. Simeone ka sulmues të mirë, që mund të bëjnë ndryshimin. Për këtë arsye, unë besoj se Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, por edhe mund të mos kalojë fare në çerekfinale”.

Related posts

MERKATOJA E REALIT/ Njihuni me 4 emrat për të zëvendësuar Ronaldon tek madrilenët

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Sulmuesi Ademi largon Kombëtaren: Jam në kontakte me Gjermaninë, Zvicrën dhe…

Delo.autor

“TË LUASH PËR INTER ËSHTË NJË BEKIM”/ Rrëfehet Lukaku: Përvoja me “Djajtë e Kuq” është…

Delo.autor

Leave a Comment