Futboll Seria A Sport

ISH-MESFUSHORI I INTERIT/ Lothar Matthaus nostalgjik: Ka qenë një privilegj për mua të…

Katër sezone radhazi me fanellën e Inter-it për Lothar Matthaus. Ish-futbollisti gjerman ka mrekulluar popullin zikaltër me magjitë e tij nga 1988-ta deri në 1992-shin. I paharruar nga tifozët, ish-mesfushori ka kujtuar me nostalgji dhe gëzim periudhën e kaluar tek Inter-i. Ajo mund të thuhet se ka qenë periudha më e mirë e karrierës së tij. Në të njëjtin hark kohor, në  fakt, Matthaus ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë e tij, Superkupën e Italisë, Kupën UEFA dhe një titull në kampionatin italian. Në 1990-ën ka fituar edhe Topin e Artë.

Matthaus ka dhënë një intervistë në prag të Inter-Rapid i Vjenës, në të cilën ka folur për Kupën UEFA, atë të fituar në 1990-ën: “Ka qenë një privilegj për mua të isha pjesë e atij ekipi, jam argëtuar shumë. Kur kemi ngritur në qiell Kupën ishim të lumtur për veten dhe tifozët. Ata na jepnin gjithmonë një shtysë më shumë, edhe në atë ndeshje kundër Rapidit, pavarësisht se ishim në Bentegodi, na kanë dhënë një mbështetje të veçantë”.

Related posts

DERBI/ Dyndje tifozësh në “Selman Stërmasi”, ja numri i biletave të shitura

Isa.Autor

“DRAMA E CAMP NOU”/ XAVI tregon pengun e vitit 2010: E pabesueshme si na eliminoi INTERI

Isa.Autor

“Arena Kombëtare” Rama: Hapja e dyerve, mbyll gojët e liga

Sadik.Autor

Leave a Comment