Futboll La Liga Sport

IDENTIFIKON OBJEKTIVIN PARËSOR/ Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Luis Suarez, gati oferta

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, si një objektiv parësor të merkatos së verës, sipas “France Football”.  Skautët e klubit katalanas e kanë vëzhguar lojtarin nga Bregu i Fildishtë në ndeshjet e Ligue 1, së fundi kundër Montpellier, javën e kaluar, dhe janë bindur nga aftësitë e tij.

Tashmë bindja është krijuar dhe synohet t’i bëhet ofertë lojtarit dhe klubit që ka kartonin e tij në merkaton e kësaj vere. Pepe ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje për Lille, këtë sezon, ndërkohë që ka kontribuar edhe me 8 asiste për të tijtë. Futbollisti në fjalë shihet si një zëvendësues i mirë për Luis Suarez, me uruguajanin që e ka pranuar vetë se duhet t’i gjendet pasuesi në “Camp Nou”.

Trajneri i Lille, Christophe Galtier, ka deklaruar se sulmuesi i tij do të bashkohet vetëm me një klub, që luan në Ligën e Kampionëve. Forma mbresëlënëse e Pepe ka rënë në sytë e shumë klube europiane, përfshirë Arsenalin, Bayern Munich dhe Manchester United. Megjithatë, katalanasit po veprojnë shpejt, që të mbyllin gjithçka para të tjerëve, sikurse bënë me De Jong.

Related posts

BEFASON TER STEGEN/ Mjaft më me Messin. Ai nuk është vetëm, luajnë edhe të tjerët

Isa.Autor

“ECIM PARA NË KUPË E KAMPIONAT”/ Mehmeti thirrje tifozëve: Ejani në stadium, jeni pjesë e pandashme e Partizanit

Delo.autor

NDËRPREU GARËN PËR TË SHKUAR NË TUALET/ Habit tenisti Djokovic: Nuk bëra asgjë, thjesht ndërrova…

Delo.autor

Leave a Comment