Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Julian Ahmataj: Për të arritur tek fitorja, duhet që…

Julian Ahmataj kërkon fitoren e parë si trajner i Luftëtarit në Gjirokastër, pikërisht kundër Teutës, ku dhe ka nisur karrierën në trajning.PARA Kreu i pankinës bluzi debutoi me një triumf në Laç, ndërsa më pas skuadra gjirokastrite barazoi pa gola në shtëpi ndaj Flamurtarit dhe 1-1 në transfertë ndaj Tiranës. Sot në orën 14:00 në stadiumin “Gjirokastra” do të kërkohet fitorja, si e vetmja alternativë për t’u distancuar nga zona e ftohtë.

“Teuta meriton respekt. E vlerësojmë për atë që ka dhënë aktualisht, pasi ka një skuadër të fortë dhe për më tepër me pretendime madhore. Por, kjo s’do të thotë se duhet ta mbivlerësojmë. Në fushë futemi për të marrë rezultat maksimal. E rëndësishme është të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë javës në stërvitje. Gjithmonë stërvitemi për të fituar para çdo kundërshtari”, ka thënë dje Ahmataj.

SITUATA Luftëtari do të vuajë sot mungesën e qendërmbrojtësit Rustem Hoxha, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. “Na mungon një lojtar si Hoxha, por te Luftëtari të gjithë janë të rëndësishëm. Jemi skuadër grupi, ku të gjithë kanë kontributin e tyre dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm. Është e logjikshme që do të ketë ndryshime në formacion, gjithnjë në dobi të rezultatit pozitiv. Për të arritur shkuar te fitorja, duhet që të gjithë lojtarët të jenë të kujdesshëm në çdo moment të lojës”, theksoi kreu i pankinës bluzi, i cili sipas të gjitha gjasave do të spostojë Oltion Rapën në vendin e Hoxhës.

Related posts

BOJKOTI I ARBITRAVE/ Ardian Takaj: Gjithçka është e qëllimshme, duhet ta çojnë deri në…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri, maqedonasin Mirsad Jonuz

Delo.autor

Norvegjia “tremb” Shqipërinë, mposht 4-1 Australinë pjesëmarrëse në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment