Futboll Premier League Sport

FINALJA “CARABAO CUP”/ Guardiola: Një ditë e rëndësishme për ne, ndaj duhet të…

Në “Wembley” do të luhet sot pasdite finalja e Carabao Cup mes Manchester City dhe Chelsea. Gjithsesi, Pep Guardiola, trajneri i City, shprehet se mendjen e ka edhe te ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool, që luhet më herët në “Old Trafford”.

Trajneri spanjoll ka rrëfyer se sot do të bëjë tifo për fqinjët dhe rivalët e United: “Do të ishte diçka fantastike nëse United do të fitojë ndaj Liverpool. Kjo do të na jepte një avantazh të lehtë për titullin. Gjithsesi, është ende herët, pasi jemi vetëm në shkurt”.

City e Liverpool kanë pikë të barabarta në krye të renditjes, por “qytetarët” kanë një ndeshje më shumë se “Reds”. Ndaj, sfida e sotme mes United dhe Liverpool mund të vendosë shumë për garën e titullit në Premier League. “Sot është një ditë e rëndësishme për ne, ndaj duhet të jemi të fokusuar”, tha Guardiola.

“Do të ishim të lumtur nëse do të mbronim titullin kampion, por do t’i hedhim hapat një e nga një. Duke nisur nga dita e sotme. Do të isha i lumtur sot në mbrëmje nëse City do të fitoja trofeun dhe United të mundte Liverpool. Gjithsesi, këto janë vetëm parashikime”, tha Pep Guardiola.

Related posts

LIVE/ Laçi-Kukësi: Uilliam zhbllokon sfidën, në avantazh verilindorët (VIDEO)

Isa.Autor

NAPOLI-INTER/ Spalletti synon të fitojë për të ruajtur vendin në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BINDËN NË BOTËROR/ Gareth Southgate pranë rinovimit të kontratës

Isa.Autor

Leave a Comment